Karabinierët italianë kanë arrestuar bosin e grupit mafioz ‘Ndrangheta’, Cosimo Damiano Gallace. 60-vjeçari ishte në kërkim prej një viti dhe ishte dënuar më herët me 14 vite burg, nën akuzën e drejtimit të një grupi mafioz.
Ai është gjetur brenda një bunkeri, të ndërtuar enkas për të, ku brenda saj gjendeshin të gjitha sendet e nevojshme për të jetuar. Bunkeri, ishte ndërtuar në Isca, pranë brigjeve të detit Jon. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe 35 mijë euro, një tablet, 9 telefona celularë, 1 sistem kamere dhe një televizor i madh.
Zona ku qëndronte Gallace ishte e ruajtur nga persona të shumtë. Grupi që drejtonte Gallace operonte në Romë, Lombardi, Pinemonte dhe Toksana, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga 25 nëntori i vitit 2020 për trafikim droge.
/Priza.al/