Policia ka ndaluar një të ri në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, i cili po marshonte drejt Kryeministrisë me një valixhe të zezë në dorë. policia ka kontrolluar valixhen e të riut. Brenda shihet që ka pasur vetëm rroba. Pas kontrollit, i riu është lënë i lirë të vijojë rrugën.
Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.