VIDEO/ Policia publikon pamjet nga operacioni, si u rrethua dhe neutralizua Aldi Rama

Policia e Lezhës ka dhënë informacionet e fundit nga vendi ku u vra efektivi Saimir Hoxha.

Policia njofton se, autori i krimit, 21-vjeçari Aldi Rama, ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e Shtetit, ka sjellë edhe një video me pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit, Saimir Hoxha, në Lezhë.

Aldi Rama u gjet pas 6 orësh kërkime nga RENEA. Ai kishte qëlluar veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *