Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, pasi një efektiv policie kqa qëlluar një grua me ngjyrë, e cila ishte shtatzanë.
Në video shihet se si dy makina policie ishin vënë në ndjekje të një automjeti pasi dyshonin për grabitje të armatosur. Oficerët e policisë lokalizuan automjetin e parkuar pranë një dyqani, ndërsa brenda tij gjendeshin dy persona dhe iu afruan. Në atë moment, shoferi i makinës u largua menjëherë, ndërsa dy oficerët u afruan te makina ku qëndronte 26-vjeçarja Leonna Hale.
Ajo doli nga automjeti dhe dyshohet se u tha oficerëve se kishte një armë në makinë.Në atë moment, dy policët qëlluan disa herë në drejtim të 26-vjeçares, kanë bërë të ditur autoritetet. Për fat të mirë, Hale mbijetoi edhe pse mori disa plumba. Ajo u dërgua në spital dhe mësohet se është në gjendje të qëndrueshme.
Sakaq, mediat e huaja bëjnë me dije se Hale kishte duart lartë dhe u tha policëve se ishte shtatzënë, ndërsa ata nuk hezituan, por e qëlluan 5 herë.