Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore për evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Policia e Tiranës ka publikuar pamjet me dron që kanë zbuluar shkelës të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Kryesisht këto shkelje lidhen me ndërrimin e korsisë.
“Në këto pamje të monitorimit me “?Dronin edukues?” evidentohen drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur, sipas drejtimit të lëvizjes.
Kujdes!
Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor. Ec me kujdes, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.