Donte t’u bënte një surprizë të bukur prindërve, por u surprizua vetë kur i gjeti… Një i ri që prej dy vitesh shërbente në ushtrinë amerikane, mendoi se duhet t’i habiste familjarët me ardhjen e tij, por pa i lajmëruar këta të fundit.
Teksa ishte i emocionuar, i riu amerikan në momentin që hapi derën e dhomës, i kapi prindërit “cullak”, pasi ata ishin duke bërë dashuri dhe kjo ka bërë që djali të ndihej i turpëruar.
Joseph Pena, 20 vjeç, nga Kolorado e SHBA-ve, ishte me shërbim ushtarak në Gjermani për dy vjet e gjysmë, por sapo mori pushimet, ai rezervoi një fluturim për në shtëpi, për të takuar nënën dhe babanë e tij.
Por Joseph pa shumë më tepër sesa “pretendonte”, kur u fut në shtëpi dhe hapi derën e dhomës së tyre, duke gjetur nënën e tij, Kaati Pena, 39 vjeçe dhe babin, Richard Pena, 54 vjeç, duke bërë dashuri.
Motra e tij, Josephine, kapi momentin e sikletshëm në kamera dhe e ndau atë në rrjetet sociale, ku më pas videoja e shpërndarë është bërë virale.
Në video, Joseph shihet i emocionuar, duke vrapuar nëpër shkallë dhe duke u futur në dhomën e prindërve të tij, pa trokitur.
“Është një grabitje”,- tha ai me shaka ndërsa shtyu derën.
Por, prindërit e tij ishin të dy lakuriq në shtrat. Sapo kuptoi se çfarë po bënin, mbuloi sytë dhe u largua nga dhoma.
/Priza.al/