Pas trekëndëshit Bora-Beatrix-Donald, kohëve të fundit vëmendja siç duket është përqëndruar vetëm tek aktori dhe moderatorja.
Vetë moderatori Veshaj që pas daljes së tij nga Big Brother Vip nuk ka lënë rast pa iu drejtuar Borës, duke i kushtuar edhe këngë. I fundit dedikim drejt saj është bashkëpunimi me Elgit Dodën dhe Romeon, Picasso.
Së fundmi kanë qenë Sami Berisha dhe Erion Kukaj, dy ish-konkurentë të PërPuthen që kanë kërcyer nën ritmet e kësaj kënge. Dyshja nuk kanë hezituar të përmendin moderatoren Zemani në mënyrë të tërthortë.
“Apo duket se është duke ra borë mor këtu,”-degjohet të thotë Samiu në video.
Djemtë ndodheshin në ambjentet e një club-i, dhe është e kuptueshme që përmendja e “borës” është tendencioze. Sidomos kohëve të fundit kur Berisha dhe Donaldi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Dëgjo borë edhe mundet me ra po kena me shkri,”- ka qenë komenti i Erionit.
Më herët ju kujtojmë që konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah Donaldit. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos, Samiu vendosi emojin e borës.
Madje atëherë u përfol që aktori i kishte lënë konkurrentit të “Për’puthen” një porosi. Burime pranë “Panorama Plus” bënë me dije se aktori i kishte kërkuar t’i bëjë të fala Borës, kur ndodhej ende në program. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkonte këtë ‘nder’ Samiut/ panoramaplus