Ngjarja mizore ndaj 8-vjeçarit Mateo Vasiu ka shkaktuar dhimbe të madhe tek të afërmit e vogëlushit, të cilët e kanë shumë të vështirë ta pranojnë realitetin e të ndahen përfundimisht nga Mateo i vogël.
Lotët dhe shoku kanë pushtuar familjarët dhe të gjithë fshatin Grecalli të Fierit. Në gjendje të tillë është edhe vëllai më i madh i viktimës, i cili teksa mbahet nga familjarët nuk mundet dot të reagojë, i cili shfaqet duke u dridhur dhe në gjendje shoku, nga pamjet e siguruara nga Report TV.
Teksa trupi i pajetë i fëmijës është futur në makinën e varrimit, i vëllai afrohet duke i dhënë puthjen e fundit 8-vjeçarit në arkivol.
/Priza.al/