Video prekëse/ Vogëlushin në kopësht e detyrojnë të mbajë maskë, ai ja plas të qarit

Një nga masat e marra nga guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul ka ngjallur debate në vend pasi një nënë ka publikuar një video në momentin që edukatorja tenton ti vendosi maskën djalit të saj dy-vjeçar. Sipas mediave amerikane, një nënë e quajtur Ann Walker, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihet sesi vogëlushi i saj nuk pranon të mbajë maskën dhe e heq atë sa herë që edukatorja tenton tja vërë për të respektuar rregullat.

Ky është fëmija im i gjorë sot në çerdhe, që unë të mund të shkoj në punë.  Të jemi të qartë nuk jam e mërzitur me edukatoren e tij e cila mundohet ti vëri maskën për të zbatuar një rregullore. Por më pëlqen që ai është i ‘nxehur’ me guvernatoren tonë e cila mendon se të detyrosh një 2-vjeçar të mbajë maskën për 7-10 orë është e domosdoshme.’- shkroi ajo.

Masa u komunikua më 15 shtator me sugjerimin e CDC-së që në Korrik e cila këshilloi që maskat të jenë të detyrueshme. Guvernatorja vendosi që maskat e detyrueshme në ambjentet e brendshmeu morën për të mbrojtur njujorkezët kundër variantit shumë ngjitës Delta dhe rritjes së fundit të infeksioneve COVID-19 në të gjithë vendin.

Kërkesa zbatohet për Zyrën e Shtetit të Nju Jorkut për Qendrat e Kujdesit për Fëmijët dhe të Regjistruar të Licencuar dhe të Regjistruar, Programet e Kujdesit të Fëmijëve të Grupit me Familje dhe Familjen, programet e Kujdesit të Fëmijëve pas Shkollës dhe Programet e Grupit të përjashtuar ligjërisht të regjistruar gjatë orëve të punës. Zbatimi i rregullores së maskave në programet e kujdesit për fëmijët do të sigurojë qëndrueshmëri midis fëmijëve të programit të kujdesit për fëmijët dhe fëmijëve të shkollës, shumë prej të cilëve shpesh ndajnë të njëjtat ndërtesa.

/Burimi: GovernorNY/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *