Aktori Alvaro Morte i ka dhënë lamtumirën serialit shumë të ndjekur ‘La Casa de Papel’. Me një video nga sheshxhirimi i sezonit të pestë të serialit, ‘profesori’ ka zbuluar se sapo është larguar pas përfundimit të xhirimeve për finalizimin e historisë që u kthye në një sukses të kinematografisë botërore.
“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të pakuptimta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro, i njohur për rolin protagonist të profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve.
View this post on Instagram