Një prokuror në Poloni i ka habitur të gjithë, pasi imazhe të tij nudo janë bërë virale në rrjet. 38-vjeçari është fotografuar në rrugët e qytetit Swidnica, në gjendje të dehur dhe tërësish i zhveshur. Prokurori është parë dhe me një kanaçe birre në dorë. Ai ndodhet në një supermarket dhe pasi kryen pagesën largohet sikur çdo gjë të ishte normale.
Dëshmitarët thanë se ai ishte në gjendje dukshëm të dehur dhe i pavetëdijshëm për veprimet që kryente.
Qytetarët e denoncuan rastin, ndërsa policia e shoqëroi prokurorin me akuzën e sjelljeve të turpshme në publik. Prokurori i vënë në siklet ka kërkuar ndjesë për skenat e pakëndshme.
/Priza.al/