VIDEO/Publikohen pamjet nga grabitja e argjendarisë me kallash, një nga autorët bën muhabet me shitësen

Lidhur me grabitjen e argjendarisë në Gjirokastër, policia zbuloi më herët se organizatori ka qënë ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Ai ka vepruar bashkë me një person tjetër, të cilët kanë hyrë në dyqan me syze dhe maska.

E tashmë janë publikuar edhe pamjet e vjedhjes, ku autorët të armatosur mbushin qeset me florinj. Personi i cili dyshohet si organizator është Armando Mevlani, ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan. Nga pamjet në fjalë shihet një nga grabitësit, i cili komunikon me shitësen. Pas grabitjes, të dy autorët janë larguar në këmbë.

“Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *