Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë. Shqiptari ka vrarë punonjësin 44-vjeçar që kishte shkuar për ta grabitur. 44-vjeçari e kishte kuptuar se një grabitës i armatosur kishte hyrë në dyqan dhe ka tentuar ta ndalojë. Por gjatë përleshjes, grabitësi shqiptar e ka qëlluar me plumb në gjoks.
Në momentin që hasi në rezistencë, shqiptari e qëlloi fillimisht në kokë me pjesën fundore të armës dhe më pas e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Sot është arrestuar autori i vrasjes dhe sipas mediave greke ai është një 27-vjeçar ndërsa bashkëpunëtori i tij është një grek, 35 vjeç. Megjithatë emrat e tyre ende nuk janë bërë me dije.
Ndërkohë që banorët e zonës në prononcimet e tyre pretendojnë se kanë dëgjuar çfarë po ndodhte në dyqan, ndërsa shtojnë se incidente të ngjashme ndodhin në zonë kryesisht nga persona të varur nga droga.
/Priza.al/