Video/ Punonjësja e Amazon rreh klienten pse u ankua për vonesën e pakos

Një shofere e kompanisë ‘Amazon’ është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa sulmon me grushta një klientë e cila thuhet se u ankua për një dërgesë të vonuar.

Itzel Ramirez, 21 vjeç, është akuzuar për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore pas sulmit të tmerrshëm në Kaliforni të enjten. Pretendohet se shoferja e zonës së San Franciskos i tha 67-vjeçares, emri i të cilës nuk bëhet ende me dije, se po përdor “privilegjin e të qenurit e bardhë”. Kjo ka nxitur dhunën e Ramirez ndaj klientes, e cila thjeshtë  ishte ankuar për një pako të dërguar me vonesë në shtëpinë e saj.

Dough Smith, pronari i kompleksit të apartamenteve, u shpreh se viktima mori një telefonatë rreth një dërgese e cila do të dorëzohej në destinacion dhe ajo vajti te holli, por pakoja akoma nuk kishte ardhur. 67-vjeçarja e telefonoi Ramirez për ta pyetur se ku ishte dhe ajo i th ase do të vinte shpejtë. Sipas Z. Smith gruaja priti në holl 15 minuta dhe sërish pyeti Ramirez se ku ndodhej. Pastaj kur shoferja erdhi ndodhi edhe sulmi.

Mësohet se Ramirez është në paraburgim dhe po mbahet me kusht 100,000 dollarë. Ndërsa viktima ka marrë dëmtime të rënda si tha krisje të hundës. Ajo është nën kontrollin e mjekëve dhe shumë e traumatizuar për të treguar identitetin dhe historinë e saj.

/Burimi The Mirror: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *