Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lënë mënjanë pallton e tij të ngrohtë dhe në temperatura -14 gradë Celsius është zhytur në ujin e akullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.
Sipas ritualit, Putin u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.
Presidenti rus nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse, raporton Daily Mail.