Shumë njerëz në vende të ndryshme të botës kanë protestuar herë pas here kundër masave të ashpra të marra nga qeveritë për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Por një burrë nga Florida ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe është bërë shumë viral, pasi ka zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe për të protestuar për masat anti-Covid.
Ai është Adam Jenne dhe zgjodhi të vishte një palë të brendshme për të hipur në avion, po menjëherë i është kërkuar të zbresë.
Mediat e huaja shkruajnë se Adam këmbënguli që të brendshmet e kuqe të mbrojnë nga Covid-19, por në fund hoqi dorë dhe zbriti nga avioni.