Video/ Qëlloi me shpulla policët bashkiakë në Sarandë, ja kush është majmuni ‘boksier’ që u end kangjellave të qytetit

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një majmun ka dhunuar me shpulla tre punonjës të policisë bashkiake.

Ky lajm u nda rrufeshëm në rrjete sociale, por e vërteta qëndron se majmuni “boksier” i Sarandës është nxjerrë nga i zoti për të shplodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Tentativa e policëve për të kapur kafshën e cila shpëtoi nga kafazi, e ka ashpërsuar shumë këtë të fundit, ku më pas ka sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe rifutur në kafaz.

Majmuni ka shijuar lirinë rrugëve të Sarandës për një kohë të shkurtër, duke u endur kangjellave të qytetit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *