Një incident ka ndodhur ditën e djeshme gjatë një takimi elektoral të kryeministrit Edi Rama në Devoll. Ashtu si në takimet e tjera, kreu i qeverisë ka kërcyer nën ritmet e himnit të fushatës socialiste. Por, një e moshuar që iu afruar kryeministrit për t’i dhuruar disa trëndafila të kuq u rrëzua në tokë.
Rama sakaq vijoi të kërcejë me ritmet e tallavasë. Ai mori lulet dhe u largua. Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale momentin e incidentit.
“Qytetares i bien të fikët para tij, ky vazhdon tallavanë e hidhet e përdridhet sikur nuk ndodhi asgjë! Shpirt …”, shkruan Berisha.