Video/ Qytetarja nga Kamza i ‘kërkon llogari’ për ndërtimin e shkollës, Rama: Do e nxjerrësh kunjën?

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një zonjë nga Kamza ditën e sotme, e cila është ankuar për mungesën e shkollës.

Teksa Rama po bashkëbisedonte me qytetarët në Kamëz, një zonjë u shpreh se bën çdo ditë dy kilometra për të marrë nipin dhe mbesat nga shkolla. Menjëherë pas replikave, Rama ka deklaruar se pas dy javësh do të nisë ndërtimi i shkollës së re.

Debati:

Gruaja: Kam 60 vite që jetoj në Kamëz. Ktheji sytë nga ky trualli bosh. Kam bërë shkollën unë, kanë bërë shkollën dy fëmijët e mi.

Rama: I kam kthyer sytë dhe për dy javë aty fillon të ndërtohet shkolla.

Gruaja: Më fal a mund t’i bëj një pyetje kryebashkiakut. A keni nëna ju që të bëjnë një rrugë 2 kilometra në ditë me çantë në shpinë dhe të shkojnë atje matanë?

Rama: Tani mbasi e more përgjigjen që do të bëhet shkolla, nuk u ule aty, por do ta nxjerrësh prap kunjën për dy kilometra.

Gruaja: Nuk është kunj zoti kryeministër.

Rama: E para, duhet të jemi të vetëdijshëm që ka ende probleme të tilla, se po mos të kishte s’do isha unë këtu, sepse s’ka kush i bën tjetër.

Gruaja: Faleminderit por unë nuk shpresoj.

Rama: Sa është data sot, për dy javë do jemi këtu, do vij edhe unë këtu në takim me ty edhe po nuk ishte këtu kompania e punimeve do të kemi punë me kryetarin e bashkisë pastaj. Unë problem e kam ta them fjalën, po po e thashë e mbaj pastaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *