Video/ Rama i bën dhuratën e veçantë kancelares Merkel, ky ishte reagimi i saj

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë takimit më kancelaren Angela Merkel, e ka nderuar atë me një dhuratë të veçantë.

Rama i ka dhuruar Merkelit një ‘kordon’ që kishte në simbol heroin tonë kombëtar Skënderbeun dhe konsiderohet si  ‘Ylli i mirënjohjes publike’.

Postimi:

“DANKE ANGELA
Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publik”

“Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, tha Rama

“Ju falemnderit shumë, jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”, tha Merkel

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *