Video/ Rama intervistë për televizionin gjerman: Doja kabinetin më të mirë, rasti e solli të ishin 12 ministre

Intervistë për televizionin kombëtar gjerman, NTV

Pyetja: Vini nga Sllovenia, nuk kishte shtrëngim duarsh, jeni të zhgënjyer.

Rama: Jo nuk prisja gjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Europa nuk është në formën e saj më të mirë, dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Ne duhet të krijojmë patjetër dhe standarte si BE, jo sepse Berlini, Parisi na detyrojnë por ajo që ne duam më të mirën për fëmijët tane.

Pyetja: Do ju mungojë Angela Merkel?

Rama: Besoj se do i mungojë Gjermanisë dhe gjithë botës, ndoshta për shkak të së kaluarës ajo do të ketë një plan për Europën. Dhe rajonit tonë do ti mungojë, ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga një diktaturë. Pas krizës së refugjatëve as Gjermania nuk është më e njëjte.

Pyetja: Ju ofruat strehim për afgnaët, ata jetojnë në plazhe, sa do të qëndrojnë.

Rama: Kampet janë ç’njerëzore. Kur vijnë shumë njerez duhen ndërtuar kampe por ne morëm një vendim, dhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët refuzuam. Ne bëmë të njëtën gjë që ata bënë për vendin tonë kur u goditëm nga tërmeti

Pyetja: Kabineti juaj, 17 ministra, 12 ministre, a janë më të mirë gratë shqiptare se burrat?

Rama: Unë besoj se gratë gjermane janë më të mirë se burrat, Angela Merkel është shembulli. Nuk bëj diskriminime për burrat. Unë doja kabinetin më të mirë dhe rasti e solli të ketë më shumë gra se burra.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *