Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, pas debatit që patën në Kuvend, që i përkiste ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive të Tiranës.
Tabaku tha në Kuvend se uji në Tiranë nuk është i pijshëm dhe asnjë prej tyre që ishte në sallë nuk pinte, ndërsa Rama reagoi menjëherë duke i thënë se sapo të shkojë në shtëpi do të bëjë video duke pirë ujë nga çezma dhe do ta postojë në Tik Tok.
@ediramatiktokGëzuar Jorida pi uj Tirone???♬ original sound – EdiRamaTikTok
Rama e ka mbajtur premtimin, pasi ditën e sotme ka shpërdarë videon në Tik Tok duke pirë ujë nga çezma e shtëpisë. /Priza.al