Kryeministri, Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë pamjet nga kantieri i rrugës Palasë-Dhërmi.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Rama, shkruan se aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun.
Statusi i Plotë:
MIRËMËNGJES. Dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur.