Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një video në rrjete sociale, me anë të së cilës edhe ka uruar ditën e çlirimit të vendit.
Në videon e postuar nga Rama janë pamjet e segmentit të përfunduar të Rrugës së Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.
Kryeministri tregoi pak javë më parë se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit dhe do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Ndërsa ministrja Belinda Balluku deklaroi të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, ndërsa shtoi se vepra e plotë pritet të përfundojë në pranverë.
“MIRËMËNGJES
GËZUAR 29 NËNTORIN , shkroi Rama.
/Priza.al/