Një kazan mbeturinash është përfshirë nga flakët, në bulevardin buzë Lanës, ose ndryshe sic njihet ish parku i ‘Shtatë Xhuxhave’. Ngjarja ka ndodhur pranë një godine e cila është duke u ndërtuar.
Në redaksinë e ‘Priza.al’, ka mbërritur video, ku duket qartë që asnjë zjarrëfikëse nuk ka mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë një person është munduar të lëviz menjëherë makinën e tij, pasi ka qenë e parkuar mbrapa konteinatorit të mbeturinave që po digjej. Ndërkohë një kalimtar me biçikletë, ka ndaluar të vrojtojë duke mos mundur të mos hedh asnjë hap.
Zona është mbuluar menjëherë nga tymi, i cili ka ndotur ambientin edhe më shumë se sa është.
Pakujdesia e njerëzve, shkakton shpesh ngjarje të tilla.
/Priza.al/