Dy gra të divorcuara dhe një 64-vjeçar, ju bashkuan konkurrentëve të “Për’puthen +40”. Pra, në puntatën e djeshme pati tre hyrje të reja. 64-vjeçari, Roland Caushi nga Tirana spikati me elegancën dhe për vetë faktin se e kishte mirëmenduar se me kë mund të ‘përputhej’.
Rolandi zbuloi se kishte ardhur në program vetëm për Luljetën, zonjën nga Fieri. Të dy madje zhvilluan edhe një takim 4 minutash me njëri-tjetrin, por Luljeta e refuzoi Rolandin.
Ajo tha se nuk mund të ndihet mirë pranë një burri të divorcuar, ndaj nuk pranoi për ta njohur më tej.
Ndërkohë zonja tjetër, Shqipja, pranoi që të njihet me Rolandin dhe ai vendosi të qëndronte në emision për të.
View this post on Instagram