Një parashikues i tendencave ka zbuluar sesi prirja e stilit indie është rikthyer sërish në reclama të ndryshme, rrugë dhe pasarela. Është parë tashmë në reklama, me Megan Fox dhe Kourtney Kardashian që thyen internetin muajin e kaluar me një xhirim shumë provokues për markën Skims të motrës së Kourtney, Kim.
Ato pozuan afër njëra-tjetrës duke mbajtur një mollë në gojë. Kohët e fundit, Kim ka nisur edhe një bashkëpunim me Fendi ku ka pozuar me të brendshme të tejdukshme.
Eksperti i kulturës popullore Nick Ede tha për FEMAIL se stilet e tepërta seksuale të cilat dikur ishin të njohura në revistën i-D në pronësi të medias VICE dhe të famshme nga fotografi John Rankin Ëaddell tani janë ‘copa të kuruara me kujdes të modës’ të vendosura për t’u bërë një trend i zakonshëm. “Ringjallja e indie sleaze ka filluar të filtrohet nga parametrat e kujtimeve të njerëzve në një trend tashmë të plotë,” shpjegoi eksperti.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/