Reshjet e dendura të motit dhe shtrëngatat kanë përfshirë kryeqytetin për 30 minuta mesditën e sotme, fatmirësisht pa problematika në asnjë nga zonat e kryeqytetit.
Të gjitha akset rrugore në Tiranë përshkohen normalisht, ndërsa mësohet se vetëm lumi i Lanës është ai që ka shënuar një rritje të nivelit të tij, por brenda normës, duke mos përbërë asnjë rrezik për përmbytje në rrugët e kryeqytetit./faxweb