Hej Atdhe ku të shkoi lavdia. A kanë mbet kund prap shqiptar? Ku është ndera dhe burrnia? A veç vorret dëshmitar?”.
Një video po qarkullon në rrjet në këtë 110 vjetor të pavarësisë, ndërsa në 2 minuta Skënderbeu ‘rikthehet’ pas disa shekujsh duke kërkuar ‘bijtë e shqipes’ t’i kthejnë lavdinë kësaj toke e cila po tret burrat në mërgim.
“Zgjohu Shqipni se lindi dielli,
erdhi dita mos me u korit,
rrokni shpatat, trimi erdhi.
Kem kaq kohë që e kem prit.
Burri i lartë ish Skëndërbeu.
Për këtë ditë Zoti e kishte fal,
nën kamb kalit tundet dheu,
u bë prap shqipja me djal.
Mos ta lam këtë vend në dorë të fatit.
Ku janë trimat haj medet,
as folen e shqipeve të gjarprit,
gjaku i të parëve po na thërret.
Zotin pret kalaja e Krujës,
ende zë po lëshon Rozafa,
s’mund durojmë mo pushtues.
Prez Petrelë tash u nez flaka.
Hej Shqipni në mes Evrope,
sa shumë trima ti i rrite.
Pirro, Gentët, Kastriotët me gjak trimash u vadite.
Po ju lartësohen prapa bajraqet,
ktheje lavdinë që dikur pate.
Jepni besë e falni gjaqet
mbi flamur rreth një shpate.
Mos ta lam këtë vend në dorë të fatit.
Ku janë trimat vaj medet.
As folen e shqipes gjarprit,
gjaku i të parëve po na thërret.
Hije e zezë i paska ra në çdo pllajë të vendit tim,
k’tu as zogjtë nuk knojkan ma.
Burrat tretur në mërgim.
Tokat paskan mbetur djerr e përhitun në vetmi,
zemër dridhur nana tjerr një jelek veç me të zi.’
Në 110 vjet pavarësi, kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më e braktisur, ndërsa qindra mijëra njerëz largohen çdo vit nga vendi.
Në këtë përvjetor si asnjëherë më parë këto vargje janë aktuale: “Zgjohu Shqipni se lindi dielli, erdhi dita mos me u korit, rrokni shpatat, trimi erdhi. Kem kaq kohë që e kem prit”.