Arsenali ka arritur të fitojë me një rezultat komod 3-1 në Emiratës përballë Manchester United.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tretë të takimit me Tavarez. Në minutën e 32, Saka do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për të dyfishuar shifrat.
Nuk ka kaluan shumë dhe do të ishte Cristiano Ronaldo ai që do të rikthente në lojë Manchester United.
Pjesa e parë do të mbyllej me një avantazh minimal të “topçinjve”, ndërsa në të dytën do të shënohej një super gol nga Granit Xhaka në minutën e 70, pas disa mundësive të shpërdoruara nga miqtë.
Rezultati 3-1 do të ishte edhe rezultati final i kësaj super ndeshjeje të Premier League./Priza.al