Të gjitha ato familje në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të futen sot në shtëpitë e reja, 2 vite pas ngjarjes që la plagë të thella në vend.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një.
Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Procesi i rindërtimit më vend po ecën me ritme të përshpejtuara, teksa të tjera familje pritet të futen në banesat e tyre në ditët e fundit të këtij viti. Qeveria ka thënë se i gjithë procesi pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022.
/Priza.al/