Babai i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçarit që u vra sot në Babicë të Vlorës, ka marrë vesh lajmin e kobshëm teksa gazetari i Syri TV po e raportonte LIVE.
Në momentin që gazetari Enriko Gabaj thotë se është identifikuar viktima dhe se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, burri që ndodhej pas tij hedh një gur në tokë dhe vë duart në kokë, duke thënë: Mos!
Ai rezultoi të jetë babai i 25 vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ka ishte vrarë. Përveçse një skenë e dhimbshme kjo gjë tregon edhe një anë tjetër mjaft skandaloze të Polciisë së Shtetit. Autoritetet në vend që të informojnë së pari familjarët për vrasjen e të afërmit të tyre, njpftojnë mediat. Dhe për rrjedhojë, hasemi me situata të tilla.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Babicë. Xhuljan Bullari, 25 vjeç me origjinë nga Elbasani, banues në Babrru të Tiranës është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët, por plumbi në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Bullari ka qënë i dënuar më parë për trafikim klandestinësh.
/Burimi: Syri/