Një avion rus është rrëzuar duke lënë të vdekur 16 persona dhe 7 të tjerë të plagosur. Avioni L-410 u rrëzua mëngjesin e sotëm në Tatarstan në Rusi.
Avioni kishte 23 persona në bord, 21 parashutistë të një klubi lokal dhe dy anëtar të ekuipazhit.
Reuters shkruan se një nga shtatë të plagosurit i cili ndodhet në spital është në gjendje kritike për jetën.
Kujtojmë se në javët e fundit në Rusi janë raportuar disa aksidente ajrore. Një aeroplan i vjetër Antonov An-26 u rrëzua muajin e kaluar, ku humbën jetën gjashtë persona.
/Priza.al/