Një shtyllë elektrike është rrëzuar këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se shtylla është thyer në mes, ndërsa kablloja elektrike ka rënë mbi karrexhatrë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndonëse dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e bllokimit të rrugës.
Sakaq është krijuar trafik i rënduar në njërën anë të autostradës, ku dhe po punohet për lirimin e rrugës.