Sot më herët folëm për një rast të rëndë kur një emigrant maroken ishte dhunuar në qytetin e Durrësit, por morri guximin që ta denonconte dhunën ndaj tij.
Pak më parë “BalkanWeb” ka siguruar pamjet e rënda të dhunës së ushtruar ndaj shtetasit maroken në Durrës. Siç mund të shihni në video, 29-vjeçari Elmedi Nouak, dhunohet barbarisht nga dy kamerierë në mes të një lokali, në qytetin bregdetar.
Nuk dihet ende arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj marokenit, por ky i fundit tha më herët për mediat se, është dhunuar nga policia dhe ka qëndruar për 5 ditë i izoluar në birucë dhe lakuriq, pa ngrënë asgjë.
Por në një sqarim, Policia e Durrësit njoftonte se, marokeni ishte shfaqur në lokalin, ku edhe është dhunuar nga kamerierët, me sy të nxirë dhe i dehur, duke shqetësuar klientët.
Gjithashtu, policia tha se, qytetarë të shumtë kishin telefonuar uniformat blu, duke shprehur shqetësimin se një i huaj, pikërisht 29-vjeçari, po konfliktohej me kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”.
https://www.youtube.com/watch?v=iH6RXvq6bXU
/Video: BW/Priza.al/