VIDEO/ Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, qytetarët: Janë të papërballueshme! Bordi “punon” kot!

Muaji mars solli rrudhje buzësh e vështirësi për të gjitha familjet në vend. Çmimet e produkteve të shportës u rritën me shpejtësi, si rrjedhojë e kufizimeve në furnizime, që erdhën nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Në mars, inflacioni arriti në 5.7%, niveli më i lartë në 20 vjet.

Të dhënat e detajuara të INSTAT, tregojnë se shtrenjtimi ka qenë shumë i lartë për disa produkte të domosdoshme. Çmimet e bukës dhe drithërave u rritën mesatarisht me 15.8% në krahasim me marsin e një viti më parë. Një bukë masive tashmë kushton 120 lekë, nga 80 lekë më parë. Bulmeti u rrit me 12% ndërsa Vaji bimor u shtrenjtua ndjeshëm në mars, duke i kaluar 300-320 lek. Për qytetarët kjo rritje është e papërballueshme për xhepat dhe ekonominë familjare. Ata që duket se e vuajnë më shumë janë pensionistët të cilët për ‘News 24’ edhe njëherë i bëjnë thirrje qeverisë të mendojë për ta.

Qytetarët ndanë opinione edhe për punën e bordit të transparencës, i ngritur për të kontrolluar çmimet e artikujve jetikë dhe për te shmangur abuzimet
“Bordi po bën një pune shume te keqe, nuk e ndiejmë fare ndryshimin”,-u shpreh një pensionist për ‘News 24’.

Ekspertet e ekonomisë thonë se rritja e çmimeve në vendin tonë është reflektim i rritjes së çmimeve në nivel ndërkombëtar, i rritjes së çmimeve të karburanteve apo dhe i mungesës së furnizimit nga zonat e luftës, siç janë Rusia dhe Ukraina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *