VIDEO/ Rusia futi agjentë për të vjedhur sekretin e ‘AstraZeneca-s’, ja si e nxori Putin i pari Sputnik-V

Rusia u akuzua sot se ka përdorur një spiun në Britani për të vjedhur modelin e vaksinës Oxford/AstraZeneca në mënyrë që Putin të krijonte vaksinën Sputnik V, e cila është shumë e ngjashme.

Qëllimi i Putin ishte që të fitonte garën globale për vaksinën e parë efektive kundër koronavirusit. Burime të sigurisë thanë se ka prova se një spiun i Moskës ka qenë në gjendje që të vjedhë modelin top sekret të vaksinës.

Two early clinical trials done in Moscow this year indicated Russia's Covid-19 vaccine was safe and effective. Pictured: Russia's Sputnik V jab

Ende nuk dihet se si e ka marrë ai konkretisht, nga fabrika, nga laboratori apo nga flakonët e përfunduar. Moska shpalli një muaj pasi kishin nisur testimet në Britani se ka përfunduar vaksinën e saj Sputnik.

Ajo funksionon në mënyrë të ngjashme me AstraZeneca. Më herët, shërbimet sekrete britanike kishin thënë se hakerat rusë kishin shënjestruar laboratorët e vaksinës në mars të vitit 2020.

/Burimi:DailyMail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *