Prej 3 ditësh, në Beograd është mbajtur takimi i radhës i “Open Ballkan”, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë mesazhin se përplasjet e të shkuarës duhet që të ia lëmë historisë por duket se kështu nuk mendojnë serbët.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen disa të rinj që i vendosin flakët flamurit tonë kombëtar. Të rinjtë serbë duket se janë rritur me një frymë kundër vendit tonë dhe diçka të tillë e shprehin duke i vendosur flakën flamurin tonë.