Teksa banorët e shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ po bënin provën e javës, në varkën e shpuar ishin dy banorët Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj, të cilët gjetën pak kohë të flasin rreth jetës së tyre personale.
Gjatë bisedës Semi ka ka ngacmuar Donaldin për pjesën e xhelozisë duke i hedhur batuta.
“Pranoje që je xheloz. Pranoje! Ajo do jetë bërë si polic. Po te shikoje dikë duke i bërë masazh s’do bëheshe keq?”, i thotë Semi duke ju referuar Borës.
Donaldi i tha se xhelozia varet nga situatat, nuk është një koncept i përgjithshëm. Semi mori si shembull masazhet e shpeshta qe Beniada i bën Donaldit, por Donaldi nuk e zgjati.
“Nëse do e kisha qejf do ta thosha, është shumë gocë pozitive por nuk ka pse të ketë xhelozi kur aty nuk ka asgjë”, thotë ai.
/Priza.al/