Video/ Seria A, Mattia Destro shënon golin më të çuditshëm me shishe uji në dorë!

Sulmuesi i Genoa, Mattia Desto u bë protagonist dje gjatë ndeshjes Genoa-Verona e cila përfundoi 3-3, shkruan Corriere dello Sport.

Por një epsiod i ndodhur në fushë ka “vjedhur” të gjithë vëmendjen. Protagonist u bë sulmuesi Matia Destro i cili shënoi golin e tretë për Genoa në minutën e 85-të të takimit.

Sulmuesi italian shikohet teksa mban një shishe uji në dorë dhe driblon kundërshtarin, për të mposhtur më pas portierin me një parabol të bukur brenda zonës. Pamjet janë bërë virale duke lënë të habitur shumë ndjekës të futbollit.

Pas ndeshjes ai tha: “Kisha ngërçe, isha i lodhur dhe në fund nuk dija ku ta hidhja.

Një mbrëmje shumë e veçantë, veçanërisht pasi ishte debutimi i pronësisë së re amerikane, të cilën tifozët e Genoa nuk do ta harrojnë aq lehtë.

/Burimi: Corriere dello Sport/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *