VIDEO/ Sërish lëkundje në Turqi, si kanë reaguar qytetarët pas tërmetit me magnitudë 4.7 Rihter

Tërmetet nuk kanë ndërmend të ndalen në Turqi. Ditën e sotme është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në provincën Eruzurum të Turqisë lindore.

Fatmirësisht deri tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme materiale. Gjithashtu mësohet se gjatë kohës që njerëzit kanë tentuar të dalin nga banesat kanë marrë dëmtime te lehta.

Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë për t’i dhënë ndihmën mjekësore për banorët.

Pas tërmetit, në rrjetet sociale janë shpërndarë video se si banorët kanë reaguar gjatë lëkundjeve. Kujtojmë se javën e kaluar, Erzurumi u godit nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter. Qendra ishte Koprüköy.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *