Disa të rinj janë përfshirë në një sherr mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Situata ka shkuar deri në pikën ku janë nxjerrë armë të ftohta por fatmirësisht nuk janë përdorur..
E gjithë ngjarja është filmuar e më pas është shpërndarë në rrjete sociale. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet një person zbret nga një makinë e zezë së bashku me disa persona të tjerë dhe nis të ofendojë një person tjetër. Më pas ai i afrohet personit tjetër dhe nis ta godasë me grushte.
Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri, ndërkohë që personi që shan dëgjohet duke e kërcënuar personin tjetër duke i thënë “do të vras”.
“Pershendetje JOQ! Ka ndodhur mbremjen e sotme ne Astir, u nxorren dhe thikat por fatmiresisht nuk u perdoren. Detajet nuk i dime por kemi kapur videon pak me vonese se nese do e kishim kapur me pare do kishim filmuar dhe momentet kur ata u zune me grushte dhe disa persona mbeten te shtrire ne toke“, është shprehur dëshmitari për JOQ.
/Priza.al/