Një vajzë e vogël nga një tribu në Uganda u tmerrua kur pa për herë të parë një njeri të bardhë. Momenti ka bërë xhiron e mediave sociale.
Daily Mail ka publikuar videon, ku shihet se vogëlushja është e frikësuar dhe qan pasi sheh një person të bardhë. Momenti është regjistruar nëpër malet Rwenzori në Ugandën perëndimore. Fshati është tepër i izoluar që me sa duket nuk ka shumë vizitorë nga jashtë.
Në videon e publikuar shihet teksa e vogla qan dhe mundohet të fshihet. “Ai do të më hajë,” thotë ajo.Nëna e qetëson dhe i thotë: “Nuk të ha. Nëse të kafshon, do ta rrahim ne”. Vetëm pas shumë përpjekjeve, ajo dorëzohet dhe prek dorën e turistit amerikan, me lotët që ende nuk i janë tharë.
/Burimi DailyMail/ përshtati në shqip Priza.al/