Një 15-vjeçare, e cila dyshohet se ka abuzuar me një kotele në zonën e Rethymno, Kretë është gjobitur me një shumë të majme.
Sipas informacioneve, studentja 15-vjeçare, e cila u identifikua nga policia dhe u thirr për të kërkuar falje është gjobitur me 5 mijë euro.
Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, e mitura shihet duke iu afruar fillimisht koteles, e mban në duar dhe më pas e ul poshtë.
Në momentin që e ul e shkelmon fort dhe 4 putroshja përfundon disa metra larg.