Deputeti Halit Valteri, i futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, dhe që në këto zgjedhje kandidon i fundit në listën e PS-së për Tiranë, ka bërë një deklaratë surprizuese.
Ndonëse palët kundërshtare kanë përplasje të forta, duke hedhur akuza për vjedhje votash e manipulime të shumta, Valteri ka bërë një deklaratë befasuese.
I ftuar në emisionin “PolitikON”, Valteri tha se nëse një person që shet drogë i siguron vota, ai do t’i thotë 100 herë faleminderit.
Halit Valteri: Para se të vija në emision, më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…
Alfred Lela: Do të të jap ca vota…
Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë, por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua.
Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani…