20-vjeçari Kristjan Kelmendi është arrestuar ditën e sotme si i dyshuari kryesor për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka.
Arrestimi i tij është bërë pasi 20 vjeçari dyshohet se ka shenja baruti ne duar dhe gjithashtu dyshohet per nje borxh te pashlyer te ish deputetit ndaj 20 vjeçarit per nje apartament. Policia dhe prokuroria vijojne hetimet në lidhje me rastin.
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.