Një vullkan shpërtheu gjatë natës në veri të Indonezisë të martën dhe detyroi qindra banorë të evakuohen, thanë autoritetet lokale, duke ngritur nivelin më të lartë të alarmit.
“Bazuar në indikacionet vizuale dhe matjet, të cilat tregojnë një rritje të aktivitetit vullkanik, niveli i alarmit në malin Ruang është rritur nga 3 në 4 “, tha Hendra Gunawan, drejtoresha e Shërbimit Vullkanologjik të Indonezisë, në një deklaratë të mërkurën.
Autoritetet zgjeruan gjithashtu zonën e evakuimit nga katër në gjashtë kilometra. Vullkani Ruang, në verilindje të ishullit Sulawesi, është 725 metra i lartë. Nuk u raportua për viktima, por 800 njerëz u evakuuan nga dy fshatra në ishullin Ruang dhe u dërguan në një ishull fqinj. Për fat të mirë nuk raportohet për viktima, por 800 njerëz u evakuuan nga dy fshatra në ishullin Ruang dhe u dërguan në një ishull fqinj, njoftoi agjencia e lajmeve Antara e Indonezisë. Shërbimi i vullkanologjisë tha se banorët e Tagulandang duhet të lëvizin jashtë rrezes prej gjashtë kilometrash të kraterit deri në mbrëmjen e së mërkurës. Hendra Gunawan paralajmëroi gjithashtu banorët që të jenë vigjilentë sepse mund të hidhen gurë nga krateri ose një cunami mund të shkaktohet nga shembja e vullkanit në det.
Nga shpërthimi i parë reja e hirit arriti një lartësi prej 2 kilometrash dhe nga e dyta në 2.5, tha Muhammad Wafid, drejtori i studimit gjeologjik kombëtar. Aktiviteti i vullkanit Ruang u intensifikua pas dy tërmeteve të ndodhura ditët e fundit. Indonezia ndodhet në rripin e zjarrit të Paqësorit , ku përplasen pllakat kontinentale duke shkaktuar një aktivitet të rëndësishëm vullkanik dhe sizmik. Vendi ka rreth 130 vullkane aktive.