Një makine të parkuar tip “Audi Q7″ në Bulevardin Blu, Kamëz i është vendosur tritol.
Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.