Një skenë e paimagjinueshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, me një shqiptar që ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar një bashkëatdhetar, të cilin në fund e ka vrarë. Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti verbal mes dy shqiptarëve, teksa po udhëtonin paralel me makina. Ende nuk dihen identitetet e dy shqiptarëve të vrarë, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur dy efektivë policie dhe një tjetër person, i cili nuk dihet nëse është shqiptar apo jo.
Si ndodhi ngjarja:
Si fillim në Kato Patisia në Athinë, në orën 21.30 në kryqëzimin e rrugëve “Georgiou Nazou” dhe “Krotidou” janë konfliktuar verbalisht drejtuesit e dy mjeteve, të cilat lëviznin paralel. Një nga drejtuesit ka dalë nga mjeti dhe ka hapur zjarr ndaj drejtuesit tjetër duke e plagosur rëndë. Pasagjeri i mjetit në tentativë për të dalë nga mjeti dhe për të transportuar shokun në spital është goditur nga një mjet tjeter duke mbetur dhe ai i plagosur. Dy të plagosurit janë marrë nga ambulanca.
Autori i krimit ka braktisur mjetin dhe më armë në dorë ka ndaluar një mjet tjetër në rrugë dhe me kercenimin e armes ka nxjerre jashte shoferin dhe e ka marre makinën duke u larguar. Me mjetin e vjedhur ai është drejtuar për në Agious Anargirous duke tentuar të grabisë me armë një karburant. Aty braktisi mjetin e vjedhur dhe tentoi të largohet me këmbë. Ka pare makinen e policisë dhe ka kujtuar se ishte taxi. Por kur ka tentuar ta ndalojë ka parë që ishin policë ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur. Këta të fundit kanë kthyer zjarrin duke vrarë shqiptarin.
Dy efektivët e policisë mbetën të plagosur lehtë, nga të shtënat që morën, njëri në këmbë (kolegët e tij të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë vënë një tunik për të ndaluar gjakderdhjen) dhe tjetri lart në jelek antiplumb në nivelin e shpatullave. Të dy janë transportuar me autoambulanca të EKAV-së në spitalin ushtarak 401.