Një shqiptar i ka ikur nga duart policisë italiane, nëpër rrugët e Romës.
Mediat italiane bëjnë me dije se 39-vjeçari lëvizte kundravajtje me një “Dum-Dum” dhe i ka detyruar policët që të qëllojnë në drejtim të rrotave për ta ndalur.
Sakaq, ka refuzuar të ndalojë edhe pse uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tij. Më pas një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.
Ata u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.